
Mihallaq Qilleri
Dhimbja jote është për mua,
Më shumë se dhimbje trupi,
Më shumë se dhimbje shpirti,
Më shumë se shtrëngim zemre,
Më shumë se frymëmarrja e mekur,
Më shumë se boshi i hapësirës,
Më shumë se humbja e dritës,
Më shumë se vet dashuria që ndjej
Për ty…
Dhimbja jote është humnera ime…
ObserverKult

Lexo edhe:
DHIMBJA E MADHE E DRITËRO AGOLLIT, ARIANI, DJALI QË KISHTE ME RUSEN NINA
Shkrimtari i madh shqiptar, Dritëro Agolli udhëtoi drejt Moskës në vjeshtën e vitit 1952, duke vendosur që të jetonte në Shën Petersburg.
“Kur erdha në Moskë në vjeshtën e vitit 1952 u grumbulluam të gjithë. Ardhëm siç ishim të varfër, me valixhe prej druri, aq sa mezi i nxinin makinat brenda. U mblodhëm këtu për t’u shpërndarë në qytetet e Rusisë. Mua më caktuan në San Peterburg.
Aty ishim një grup si Marash Hajati, Fadil Kokomani”, tregonte në të gjallë të tij, poeti.
Gjatë jetës së tij në Rusi ai njohu edhe Ninën, rusen e bukur me të cilën ai pati një djalë.
Romanca e tyre u kurorëzua me martesë në moshën 25–vjeçare. Por regjimi dhe prishja e marrëdhënieve me Rusinë, e shkurorëzoi martesën e tyre.
Agolli u detyrua të kthehej në Shqipëri, duke lënë pas një djalë dhe dashurinë e tij të parë.
Moikom Zeqo: Dhimbja më e madhe e tij, djali me gruan ruse
Mirëpo, pas shumë vitesh Dritëroi u rikthye në Rusi për të takuar të birin e tij, fëmijën e parë dhe rusen e cila i mori zemrën. Por kësaj radhe ndryshe, si një vizitor përkrah gruas së jetës së tij Sadije Agollit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU