Fadil Halimi: Kohë lufte

Në atë kohë të gabuar
Të gjithë ishim veç numra
E hije të zgjatura të vdekjes
Si nana, gruaja e fëmijët
Njerëz të sëmurë, të uritur e të plagosur
Nga plumbat që binin si shiu

Nuk di cila kohë e gabuar ishte
Por i mbaj mend
Netët e zeza futë
E stinët shndërruara në vjeshtë
me shi e vetëtimë

Por, ne nuk ishim Ukrainë
Kishim veç lutje, besim në zot
E ëndrra të mëdha për liri
Nën qiellin e të trishtuar nga bombat.

ObserverKult


Lexo edhe:

FADIL HALIMI: PËRSËRI NGA FILLIMI