Dhjetë shtetet që arritën të kualifikohen në finalen e ‘Eurovision 2021’

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit.

Dhe janë zgjedhur shtetet të cilat do të vazhdojnë për në natën finale.

‘Eurovision’ në faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar se Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina janë kualifikuar.

Ndryshe, është njoftuar se ngjarja u mbajt sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme mbrojtëse kundër pandemisë, transmeton T7.

Rikujtojmë se, finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 22 maj.

LEXO EDHE: Anxhela Peristeri rrëfen emocionet dy ditë para Eurovisionit