A të kujtohet një natë në dhjetor?
I fundit gjeth na thoshte lamtumirë.
Ne ecnim rrugës. Një çast në perithor
u ndalëm pak të shihnim yjtë e ngrirë!
Me ty, e dashur, u kapëm dorë për dore.
A të kujtohet vërtet ty, ajo natë?
Kish heshtur rruga, në mal kish rënë dëborë,
nën këmbët tona kërciste gjeth’ i thatë…
1962
*Titulli i origjinalit: “Një natë në dhjetor”
ObserverKult
Lexo edhe: