Dhori Qiriazi: Kjo borë s’ftoh dot dashurinë…

dhori qiriazi

Shkruan shumë për flokë t’artë, për sy,
dhe të ëmblin varg për dashurinë,
kurse unë një varg po thur për ty,
kur të pashë në flokë, të bardhën thinjë.

Dhe për to, e di, kanë shkruar plot,
si për dimrin, vjeshtën plot me brymë,
që nga plaku i lashtë Anakreont,
gjer këtu te qindravjeçari ynë.

Thinja jote e bardhë vezulloi,
ky argjend’i saj më ra në dorë
dhe padashur zura të mendoj:
-Ti je mali, thinjat janë dëborë!

Mirëpo, shkëlqeu i ngrohti diell
dhe m’u duk se shkriu atë thinjë,
dhe pranvera lule prapë sjell,
dhe kjo borë s’ftoh dot dashurinë…

1980

*Titulli i origjinalit: “Shkruan shumë”

ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

DHORI QIRIAZI: NËSE TI SHKON…