Dhori Qiriazi: Kur të vijë çasti e dashur…

Poezi nga Dhori Qiriazi

Kur të vijë çasti e dashur ndonjëherë
të kesh në dorë së pari këtë varg,
do bjerë shi, do fryjë ndoshta erë,
do jem për ty, do jem un’ aqë larg!…

Në shtrat do kesh një tjetër n’ato net,
që s’të kupton, që brengën nuk ta di,
do derdhç me frik’ pastaj dy lot të nxehtë
mos zgjosh atë t’i ngjallësh xhelozi!

Dhe në u zgjoft’ e di se ç’do të thuash;
mos u shqetëso se isha n’ëndërrim,
do mbyllësh syt’ e ëndrrën do ta ruash,
të gjall’ ashtu me lot gjer në agim.

Oh, sa të desha! s’po ta vë në rimë
se në çdo varg je ti dhe vetëm ti,
më fal në vij të prish unë’ qetësinë
dhe s’jam aty që lotët të t’i fshij!

ObserverKult


Lexo edhe:


DHORI QIRIAZI: TI NUK MË THE NDONJËHERË QË TË DUA