Dhori Qiriazi: Ti nuk më the ndonjëherë që të dua

Ti nuk më the ndonjëherë që të dua,
as unë s’e di se ç’ndodhi midis nesh,
veç ti me zjarr gjithnjë më shihje mua.

Dhe ecjen time, buzëqeshjen time, shpesh,
nuk di se si i bëre ti të tuat,
si unë, gjithçka ti deshe që ta kesh!

1959


Lexo edhe:

DHORI QIRIAZI: PËRSE TË SILLESH, SHPIRTI IM, E RREPTË?

ObserverKult