Doçi: Në ç’vend kemi lerë, krenarë dhe të dhjerë? Në Shqipëri!

Poezi nga Agim Doçi

Në ç’vend kemi lerë?
Krenarë dhe të dhjerë?
Në Shqipëri!

Ku të hedhin më shume baltë?
Dhe fajdet t’i grijnë paratë?
Në Shqipëri!

Ku jetojmë aq të gëzuar?
Xhepat bosh, derën e blinduar?!
Në Shqipëri!

Ku ka bakër, krom dhe arë
Po s`ke ujë as për t’u larë
Në Shqipëri!

Ku spiuni bën transparentin?
Ku vampirët bëjnë Parlamentin!?
Në Shqipëri!

Ku ta vrasin Deputetin?
Ku s’e pjerdhin Presidentin?
Në Shqipëri!

Ku Qeveria punon me banda?
Ku na mban gjallë veç kontrabanda?
Në Shqipëri!

Ku ka vlerë më shumë Gomari
Se shkencëtari apo shkrimtari!?
Në Shqipëri!

Ku Qeveria luan Nastradinin?
Ku sigurimsi të vjedh persekutimin?
Në Shqipëri!

Ku i veshin në kokë çorapet?
Ku kallashi i lan hesapet!
Në Shqipëri!

Ku s’punojnë hiç Kombinatet!
Ku hajdutët ngrejnë pallatet?
Në Shqipëri!

Ku pëlcet, kërrcet dyfeku?
Ku pa punë, fitohet leku?
Ku hedh valle serbi dhe greku?
Në Shqipëri!

Ku ka paqe, rend dhe qetsi?
Ku ujku për ujkun është njeri?
Në Shqipëri!

Ku jeton një popull e nuk ka të dytë?
Që bën sherr me vehten dhe vehtes i nxjerr sytë?
Në Shqipëri!

Ku vishet gjithë populli më trim i botës
Me tesha të vdekunish të kurvë Europës?
Në Shqipëri!

ObserverKult

———————————

Lexo edhe:

AGIM DOÇI: UNË MIRË E DI ÇFARË DO NJË GRUA…