Dhori Qiriazi: Nuk e desha një dashuri të verbër

Jo, nuk e desha një dashuri të verbër,
një dashuri pa lule dhe pa jetë.
Po desha unë një dashuri të gjelbër,
me mijëra krahë dhe mijëra sy të ketë.

Dhe, po të kesh një dashuri të tillë,
pa ndrojtje eja dhe hyrë në zemër, thellë,
si në një kopsht të mbjellë me trëndafilë,
si në një rrugë qyteti plot me diell.

1960

LEXO EDHE: Dhori Qiriazi: Më ngjau ajo si zemra jote…