Dhori Qiriazi: Për ty që je larg 19/09/2020 • 11:44 Po, ti je larg.Tani po rri e shkruaj,të flas për ty, e di që s’është kollaj,thua vërtet të jesh ti kaq e huaj,thua vërtet nga shpirti të të ndaj? Po bie shi, pikojnë strehët jashtëdhe ndër çati stërkala era ngre,këtu është fshat. Qipitë plot me kashtë,sikur kërkojnë të thonë diçka të re. Dikur, ato dhe ti i pate njohurdhe mall tani, besoj se do të kesh,sa mrekulli, mikesha ime e njohur,që këtu pranë të biesh e të flesh!1959