Dhori Qiriazi: Ti nuk më the ndonjëherë të dua

Poezi nga Dhori Qiriazi

Ti nuk më the ndonjëherë që të dua,
as unë s’e di se ç’ndodhi midis nesh,
veç ti me zjarr gjithnjë më shihje mua.

Dhe ecjen time, buzëqeshjen time, shpesh,
nuk di se si i bëre ti të tuat,
si unë, gjithçka ti deshe që ta kesh!

1959

ObserverKult


Lexo edhe:

DHORI QIRIAZI: TË DESHA TY…


Lexo edhe:

JAIME SABINES: TË DUA DHE TË URREJ…

Nga Jaime Sabines

Të dua në dhjetë të mëngjesit, edhe në njëmbëdhjetë, edhe në dymbëdhjetë të ditës.
Të dua me gjithë shpirtin dhe trupin tim, nganjëherë, edhe pasditeve me shi.

Por në dy pasdite, apo në tre, kur vihem e mendoj për ne të dy, ndërsa ti mendon për të gatuar apo për punët e ditës, ose edhe për argëtimet që të mungojnë, vihem të të urrej shurdhërisht, me gjysmën e urrejtjes që kam për veten time.

Pastaj, të dua përsëri, kur flemë bashkë dhe ndiej se je bërë për mua, se këtë ma thonë gjunjët dhe barku yt dhe duart e mia më bindin për këtë, se nuk kam vend tjetër ku të prehem, ku të shkoj, më mirë se tek trupi yt.

Ti vjen e tëra në krahët e mi dhe të dy zhdukemi për një çast, futemi në gojën e Zotit, deri sa unë të them se kam uri ose më vjen gjumë.

Çdo ditë të dua dhe të urrej në mënyrë të pandreqshme…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU