Dhunohet live një vajzë në emisionin shqiptar, ndërhyn policia, ndalohet transmetimi

dhunohet

Dhunohet konkurrentja në transmetim live

Një konkurrente e programit “It’s my home”, program i ngjashëm me Big Brother, është dhunuar dje nga një banor tjetër i këtij reality-show.

Videoja virale në rrjet, tregon një konkurrente të programit e cila është dhunuar duke u goditur me shapkë nga një banor i shtëpisë.

Pas videos virale që qarkulloi kudo në internet, ka reaguar Policia duke shkuar në selinë e televizionit “First Channel.”

Çfarë ndodhi në emisionin “It’s my home?”

Vajza në fjalë ka ofenduar dhe sharë nga familja një banor dhe ky i fundit, nga gjaknxehtësia e ka goditur vajzën me shapkë.

E reja shihet duke qarë por askush nuk e ndihmoi.

Teksa u sulmua, banorja dëgjohet duke thënë: “S’jam ardhë unë me m’rreh këtu”.

Një banore tjetër dëgjohet duke i thënë dhunuesit “bravo, mirë ia bëre”.

Mirëpo, të shumtë kanë qenë komentuesit që kanë reaguar në rrjet.

Ata kërkonin në mënyrë kategorike ndërhyrjen e Policisë, e cila u përfshie menjëherë duke marrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për sulm ndaj një banoreje në emisionin “It’s my Home”, është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit, ndërsa ndaj tij është hapur rast për kanosje dhe sulm.

Ky rast u bë shkak që Komisioni i Pavaruar i Mediave ka vendosur për ndërprerjen e transmetimit televiziv të “It’s my home”.

Njoftimin për ndërprerjen e transmetimit në TV e ka dhënë pronari i këtij televizioni Valon Maloku me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

ObserverKult

lexo edhe:

MODERATORJA ANTONETA KOÇI RRËFEN SE SI I SHPËTOI DHUNIMIT TE PARKU I LIQENIT