DiCaprio: Mos u bëjë idiot t’i thuash vetes “Unë nuk mundem”!

Aktori hollivudian, Leonardo Di Caprio,ishte tejet i angazhuar në fushatën për mbrojtjen e Lumit Vjosë, në Shqipëri.

Disa herë ai ka përsëritur që Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropë.
Di Caprio është vënë në lëvizje që aty të mos ndërtohet hidrocentrali.

Por kësaj radhe kemi zgjedhur t’ua prezentojmë aktorin Leonardo DiCaprio përmes thëniesh të tij, të shpërndara dhe të pëlqyera nga publiku:

“Ti dhe vetëm ti mund t’i ndryshosh situatat e tua. Mos fajëso asgjë dhe asnjë për to”.

“Njerëzit do të të paragjykojnë, sepse ndihen të pakënaqur me jetën e tyre”.

“Falenderoju periudhave të vështira, sepse ato të kanë bërë ky/kjo që je sot”.

“Nëse ti bën atë që mund ta bësh më mirë do të jesh i lumtur. Atëherë do të ecësh shumë më përpara në jetë, se shumë njerëz të tjerë”.

“Gjëja e vetme që ekziston midis teje dhe synimeve të tua është ajo historia idiote që vazhdon t’i thuash vetes tënde, se nuk mund t’i arrish synimet e tua”.

“Unë nuk jam ai lloj personi që ka qejf të duket sa më në modë, apo të bjerë në sy. Jam thjesht një individ që i pëlqen të jetojë jetën e vet”.

“Çdokush ka kaluar nëpër diçka që e ka ndryshuar në një mënyrë të tillë që nuk i ka lejuar të kthehet më në personin që ishte dikur”.

“Mos harro asnjëherë se pse e ke nisur një rrugëtim, si dhe kushtoji shumë vëmendje njerëzve, të cilët nuk të kanë dëmtuar, kur ti ke korrur sukses”.

Përgatiti U.V/ ObserverKult

Leonardo DiCaprio

———————————————————–

LEXO EDHE: NDALU NJË MOMENT, LËRE PUNËN, SHIH PËRRETH TEJE DHE PËRQAFO ATA QË JANË ATY PËR TY!

Leon Tolstoi konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Pasi arriti një sukses të gjerë me veprat epike përfshi “Lufta e Paqja” dhe “Ana Karenina”, Tolstoi u fokusua në çështjet shpirtërore dhe ndoqi filozofi morale, që kalonte mes jetesës së thjeshtë dhe pacifizmit, gjë që frymëzoi mijëra pasues, përfshi këtu Mahatma Gandin dhe Martin Luter Kingun.

Thënie motivuese për të kuptuar jetën nga Leon Tolstoi:

Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

Qeveria është një shoqatë burrash që na dhunojnë ne të tjerëve.

Muzika është stenografia e emocionit.

Bisedat nuk i përforcojnë lidhjet e mira, madje i përkeqësojnë ato. Duhet biseduar sa më pak, sidomos me ata që duam më shumë.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU