Digjitalizohen fotografitë e Vangjush Mios, paraqesin Shqipërinë e viteve ‘30-të

Kur themi Vangjush Mio, vetvetiu mendja na shkon tek piktura dhe fare pak emrin e tij e lidhim me fotografinë. Por së fundmi, digjitalizimi i 450 negativëve të shkrepura nga ai gjatë vitetve ’30-‘40, ekspozohen për herë të parë e na prezantojnë një anë tjetër të impresionistit të parë shqiptarë.

Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe “Fototeka” prezantuan këtë projekt që automatikisht ruan në të njëjtën kohë fondin fotografik të piktorit dhe zbulon për publikun e gjerë pamjen e Shqipërisë së atyre viteve.

Nga këtu kuptojmë që piktura dhe fotografia nuk ka qëndruar ndarazi në jetën e artistit. Ai ka përdorur shpesh herë fotografinë si lëndë të parë për skicat dhe tablotë e tij.

Në objektivin e Mios janë fiksuar banesat karakteristike, objektet e kultit që tani nuk janë më, skena baritore dhe fshatrat e Juglindjes, si dhe peisazhet e veçanta të Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Krujës, Durrësit e Vlorës./ pressonline.al

ObserverKult


Lexo edhe:

VITI I RI PA ZEFIN, I BIRI URON ME FOTON E NJË VITI MË PARË: KY ISHTE AMANETI I TIJ…

Festa e Vitit të Ri nuk ka qenë e njëjta sikurse viteve të kaluara për familjen e aktorit Jul Deda. Kjo pasi që në vitin që e lamë pas, ai humbi njeriun më të dashur dhe më të shtrenjtë, babain, Zef Deda.

Kjo ishte humbje për familjen e tij, por ishte humbje edhe për komunitetin artistik dhe gjithë ata që e deshën dhe u rritën me humorin e tij të rrallë.

E në natën e ndërrimit të motmoteve, aktori Deda ka uruar të gjithë me një foto të vitit të kaluar ku shihet familja e tij e lumtur së bashku edhe me babanë e tij.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


PËRKTHYER NGA FAN NOLI, CHARLES BAUDELAIRE: ASAJ QË SHKOJ…

Poezi nga Charles Baudelaire

Rreth meje rruga ulërin dhe buçet.
E gjat’ e hollë, sterrë, kujë madhështore,
Një grua shkoj me një fustan të zi për dore,
Q’e kolovitte posht’ e lart me salltanet.

Si ëngjëll, si statuj’ e gjallë vetëtin.
Si i shastisur dhe i çakërdisur unë,
Nga syr’ i saj si qjell që mbrun furtunë
Thëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.

Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,
Që me vështrimin tënt më bëre flag’ e furrë,
S’të shoh më vallë veç në jetën e pasosur?

Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, nofta kurrë,
Se unë s’di ku ike, ti ku shkonj’ s’e di,
Të desha, moj, e dinje, vetë moj, dhe ti.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult