Dije Demiri-Frangu: Çdo çast mund të më bie fytyrës ndonjë shpirt i vjetër


Poezi nga Dije Demiri-Frangu

si kristale akulli hy me taka të reja nëpër dërtime të lashta
e eci kujdesshëm nëpër atë botë
mbushur tinguj të tharë muzike mbushur frikë
që ngjajnë në mote të vështira në furtuna
në ëndrra të zhbëra në shekuj të grimcuar ngjajnë
e kam pak frikë
nga ballkonet e tyre vazhdimisht dikush kollitet e pështyn gjak
kollë e egër kollë toke dëgjohet
nga kati tretë dëgjohet Shekspiri
si i numëron llojet e vrasjeve të tij
e çdo çast mund të më bie ndonjë shpirt i vjetruar fytyrës
të më grith si brejtës i arave
ndonjë shpirt që ende flet për dashninë për luftën e Trojës
mund t’piskas në moment frika ime si nënë e vështirë mund t’piskas
në gjithë gjuhët e dheut
e t’ bien mbi lulet e trotuarit e mbi mua
gjithë ata shekuj të marrë
të ndërtesave të vjetra.

ObserverKult


ardita jatru ardiana shala prishtina alma braja Antologjia e poeteve shqiptare Magma

Lexo edhe:

DIJE DEMIRI- FRANGU, PJESË E ANTOLOGJISË SË POETEVE SHQIPTARE “MAGMA”

Dije Demiri- Frangu është pjesë e Antologjisë së poeteve shqiptare “Magma”, përpiluar dhe përkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB “Littera”, Prishtinë.

Dije Demiri-Frangu, u lind në Ferizaj. Ajo ka përfunduar studimet në të gjitha nivelet akademike në Universitetin e Prishtinës dhe është profesoreshë në Fakultetin e Filologjisë të UP-së.

Ka botuar: Buzëqeshja s’është larg, 1981, Flurudhë, 1985, Ta shoh botën si gotën, 1987, Gjithësia si qershia, 1989, Këmbët e erës, 1995, Prekja e vdekjes, 2000, Nar det regnar
over havet, Malme, 2002, Shpirti i luleve, 2007, Tallje e bukur, 2009, Zemra që të bie tamam, 2019, Letërsia për fëmijë (gjeneza, fenomene, autorë), 2009 Përpiluese e antologjisë: Gonxhe për gonxhe, Rozafa, Ferizaj, 2002, themeluese e edicionit dhe revistës për gra Rozafa, Ferizaj(2000-2001)…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

DIJE DEMIRI-FRANGU: KACAVJERRË NË MENDJEN E SHEKSPIRIT