Dije Demiri- Frangu: Dashuria e plotë e një lirike arbëreshe

Dije Demiri-Frangu

(Rreth përmbledhjes me poezi të autorit arbëresh Zef Chiaramonte “Vulë uji “-Marca d’acqua: poesie, Palermo: Nuova Ipsa, 2015)

Nga Dije Demiri- Frangu

Poezisë botërore të dashurisë dhe asaj shqipe, vuajtja dhe mungesa –zakonisht i jep forcën emotive, duke qenë edhe një mekanizëm artistik për realizimin e kësaj lirike.

Zhgënjimi, pabesia, trishtimi e kategori tjera të psikologjisë së njeriut, që i hasim në poezinë e shumë autorëve, tek Zefi janë në formën latente.

Në lexim e sipër, kjo mungesë nuk manifestohet si mungesë estetike, përkundrazi, ndahesh nga libri me një forcë për besimin në jetë dhe me idenë se poezia është e madhe edhe kur nuk është e mbushur dëshprim, sepse dashuria tek ky autor, si një nevojë emocionale, konstituohet në vargje përmes respektit dhe dhembshurisë, e më rrallë, përmes pasionit momental.

Dashuria si e plotë

Përmbledhja me poezi “Vulë uji”, kryesisht përbëhet prej lirikave të dashurisë, të varienteve më të ndryshme të këtij motivi, ndaj dashuria në këtë poezi është me tërë tonalitetin e saj, duke u ngritur si një mohim i vuajtjes dhe vetmisë dhe duke inaguruar forcën e saj, si forcë të madhe të ndryshimit kualitativ të jetës.

Ajo me kapacitetin e saj mund të ndër-tojë të bukurën, lumturinë si dhe vetë kuptimin e jetës. Disa poezi me këtë motiv na kujtojnë filozofin Spinoza, sepse dashuria shpesh lidhet me besimin në perëndi.

Gjithsesi, dashuria në këtë përmbledhje reflekto-het si ndjenë e plotë dhe është e ndërtuar të shpeshtën mbi arsyejen, duke u shtrirë në të gjitha format sociale, si një energji që në vazhdimësi repredukohet, si një ego e shkrirë në egot e tjera që na rrethojnë, si janë gruaja, atdheu, miku, nëna, i biri e tjerë – derisa, dashuria konsiderohet nga psikologët e filozofët, emocion që kulmon por edhe që bie, tek auto-ri ynë, dashuria është e njëkohshme, e një mase konstante në madhështinë dhe bukurinë e saj, që mund të na tingëllojë edhe si një utopi e bukur.

Këto tipe dashurishë, krahas besimit, janë zanafilla të frymëzimit poetik të Zefit, duke ruajtur e kultivuar edhe më tej ashtin e poezisë arbëreshe, duke qenë se hetohet një ndikim i lehtë i letërsisë arbëreshe popullore, por edhe nga romantizmi arbëresh.

Brenda dashurive, ai nuk sheh konfliktin, por ndjenjën supreme të lumturisë. Ndaj, poezia është lirikë deri në sentiment të ndjesisë romantike, por çdoherë me një dozë të nevojshme optimizmi.

Dashuria te Zefi nuk është fluide, imagjinare, diçka e humbur dhe që mungon, ajo nuk është vetëm ide, ajo “konkretizohet”, është reale dhe ndërtimi i një gjuhe poetike përgjatë shkrimit dedikues, nuk është transparente, autori e realizon këtë falë natyrës së tij, besimit në njeriun dhe në të bukurën.

Për të bërë diçka të bukur, Zefit i mjafton vet bukuria ekzistente të cilën e eksploron deri në erotizëm, ai nuk pretendon t‘i aneksoj asaj asgjë, as t’i bëjë dekor imagjinativ, duke fantazuar dimensione të një të paqenë, thjeshtë paqja shpirtërore e autorit me begatitë që ia ofron jeta, është komponenta më përmbajtësore që i jep atij një individualitet krijues.

Kjo qasje, e privon këtë poezi nga dëshprimi, i cili si hije paraqitet më shumë në poezitë e “angazhuara”, zhgënjimi, pabesia, trishtimi e kategori tjera të psikologjisë së njeriut, që i hasim në poezinë e shumë autorëve, tek Zefi janë në formën latente.

Në lexim e sipër, kjo mungesë nuk manifestohet si mungesë estetike, për-kundrazi, ndahesh nga libri me një forcë për besimin në jetë dhe me idenë se poezia është e madhe edhe kur nuk është e dëshpëruar, mbase pse dashuria si nevojë emocionale, konstituohet në vargje përmes respe-ktit dhe dhembshurisë, më rrallë pasionit.

Disa nga poezitë më të reali-zuara janë: “Shtatori”-që është poezi peisazhi ku rëndon kujtimi mbi kështjellën antike, derisa Dimri me shterpësinë dhe egërsinë e tij aca-ruese, identifikohet me fatin e Kosovës e që del të jetë vet autori.

Anga-zhimi i autorit, mosindiferenca e tij për popullin e tij shqiptar, hetohet edhe në tonet e poezisë që flet për vizitën në Tiranë, më 1991.

Poezia “Vulë uji”, si edhe është i pagëzuar libri, është lirikë dashurie me një tis romantik, që realizohet përmes një loje që bëjnë uji e zjarri, derisa dashuria është ishulli i kësaj loje, ku heroi lirik, është valë dhe shkumë.

Derisa te poezia “Ti”-është raporti i bashkëshortësisë në një largësi fizike dhe dashuria vazhdon kultivimin përmes kujtimit, shumë vargje prekin në erotizëm, por jo sa për të ikur ndjenës primare dashurisë, por për ta forcuar atë.

Autori, që njeh mirë lirikën arbëreshe i jep tisin e bukurisë shekullore që ka ajo, dhe erotizmin e bën human, të pranueshëm dhe për receptuesin shumë estetik. Në kuadër të lirikës familjare, hyn edhe personazhi Donika dhe Ksenija, të bijat e autorit, që njihen me anekdotat e A. Çettes nga i ati-poet.

Autori është mjeshtër i ndërtimit të detajeve, të kujtojmë poezitë që kanë të bëjnë me Prishtinën dhe gocat e Prishtinës, me të cilat komuni-kon përmes pakos së duhanit, që pihej dikur-Palmall.

Autori krijon poezi edhe në të folmen e arbërishtes së vendlindjes Sëndahstinës si, në poezinë e dashurisë Pelote Pelote (herën e parë të parën here/verbër syshi unë verbur sishit u/herën e dytë të dijtën/ qepur pas shoqes ti qepur me miken ti, e tj).

Epizodi në Selanik me bakllavanë, ajo për përshkrimin e lahutës e ndonjë tjetër, janë detaje të realizuara me invencë artistike, që dëshmojnë për individualitetin krijues të autorit.

Poezitë, “Netë pellaz-gjike”, “Shenaj”, “Mbatanë” e sidomos poezia “Lisat e Vllastarët” e T’Arbërit, janë poezi me plot ndjeshmëri dhe vetëdije kombëtare që i bën bashkë imagjinativisht, Himarën, Epirin, Muzaqenë e Morenë. Nëna tek ky autor është e tërë, është mbi trimin që lufton, se edhe ai thërret o M o –o mëmë. Zefi është i dashuruar në të pastrën, në të çiltrën–në jetën pa mëkate.

Në poezinë “Vendtakimet”, autori duke ballafaquar njeriun dhe kohën, këtë bashkekzistencë, ndërton raport filozofik dhe superioritetin ndaj saj sepse ai donë ta ndalë dhe ta kthej kohën, duke e ngritur në një filozofi komunikimi dhe në një intencë për mundjen e pamundësisë, pakthyeshmërinë e kohës, e cila zakonisht është e mirë verës (“Stina”).

Libri nuk është i ndarë në kapituj. Shoqërohet me mendime për poezinë e autorit, si të Klara Kodrës, Italo Costante Fortino, me fjalën e autorit e të Alias Velajt e Gianfranco e të Romagnoli-fabio Ruso.       `              

Vazhdimësia lirike

Libri i Zef Chiaramontes “Vulë uji”, duhet shikuar si një vazhdimësi artistike të letërsisë arbëreshe në përgjithësi, dhe asaj të Horës Arbëre-she të Sicilisë, në veçanti.

Është një dëshmi estetike se atje rrah ende damari i fjalës së bukur arbëreshe. Duke qenë arbëresh nga Sicilia, ishulli i cili është i mbushur arbëresh krijues, shkencëtarë, folkloristë e etnografë, dhe duke qenë se aty Zefi gjeti një letërsi të tërë, e cila ndi-hmoi letërsinë shqipe në ndërtimin e saj, ky pos që u mor me studimet kulturore, shkroi edhe poezi.

Edhe Zef Kijaramonte, që është një Zef i Zefëve arbëresh, dëshmon se arbëreshët, themeluesit e Rilindjes sonë Kombëtare, mbeten pjesë e shtyllës së fortë kombëtare.

Zefi, është një fakt që dëshmon se në kolonitë arbëreshe ende dëgjohen të rrahura të forta zemre, në shumë lëmi të kulturës.

Vet libri “Vulë uji” ka vjersha si Malli që është një dëshmi për zellin arbëresh që të ruajnë gjuhën, men-dimin dhe ndjenjën arbëreshe. Vepra “Vulë uji”, na ofron Zefin sublim, na ofron pjesën më të ndjeshme të prof.Zefi, ku ruan dellin e tij disiplinor, që mund të jetë edhe refleks i punës së tij shkencore.

Këtë e dëshmon vargu i tij i shkurtë dhe konciz, ndërtimi i ngjeshur i emocionive dhe pozitiviteti i hapur ndaj jetës dhe njeriut të tij. Frymëzimet e Zefit hyjnë në grupin e frymëzimeve preokupuese –si është problemi ekzistencial i njeriut, krahas atij të dashu-risë, që trajtohet përmes një segmenti krejt origjinal.

“Vulë uji”, dëshmon për një krijues i cili shkruan vullnetshëm dhe pa presionin e formës apo intencës së të qenurit poet. Zefi shkruan se ndjen, se ka brengë dhe dashuri brenda unit të tij poetik, se atë e ngacmon e bukura e jetës dhe dhembja e saj.

Arbëria, që si emër ka gjininë femërore, si gruaja dhe nëna, si Perëndia, në poezinë e tij, vulos tipin e frymëzimit zefian, të ndjeshmën dhe të bukurën, hyjnoren e me atë që kryesisht lidhet me gjininë femërore, ndaj lirika e tij është plot lirizëm, figura të bukura që shprehun një sentiment të hollë, të lëngshëm, si është uji, uji shëtitës si fati i arbëresheve e krahas kësaj, një poezi me karakter të fortë të diskursit ligjërues, si është fati i fortë arbëresh.

———–

Hora e Arbëreshëvet u themelua në gusht të vitit1488, nga një grup shqiptarësh të Himarës. Sulmet e ashpra të Perandorisë Turko-Osmane, përgjatë viteve 1482 -1485, bënë që në mesin e qindra famijleve të detyruara që të merrnin dhenë, të ishte edhe familja e Zef Kijaramo-ntes, gjuhëtar, etnograf, krijues e publicist.

Prof. Zefi, heret kërkoi tokën e tij. Që nga viit 1976 nuk iu shkoq Kosovës, duke qenë pjesëmarrës i Seminarit për Gjuhën Letërsinë e Kulturën Shqipe.

Pas ndryshimeve politike në Shqipëri, ai e vizitoi shpesh edhe tokën e stërgjyshërve. Temat që trajtoi në Seminarin e GJLKSH, zakonisht kishin të bënin me zhvillimet e gjuhës shqipe, duke u nisur nga gjuha e “ Mesharit”, botimin e të cilit e lidh me kryerjen e shërbesave fetare në gjuhën amtare, e deri te aplikimi apo mos aplikimi i gjuhës standard tek arbëreshët, çështje e cila u inicua pas përkthi-mit të Bibles në shqip.

Ai u mor me problemet juridiko –shoqërore të arbëreshëve të Sicilisë 5 shekullore, me tema për etnografinë (fokusohet kryesisht te veçoritë që ruan ende nusja arbëre-she, është marrë me kujtimin e Gjergj Kastriotit dhe ndikimin e tij në etnokulturën e Sicilisë).

Natyrisht,vlerë të madhe kanë shkrimet e tij mbi përfaqësimin e letërsisë arbëreshe në gjuhën italiane. Mbi të gjitha, preokupimi i tij specifik është miti, me të cilën temë u prezantua në Qendrën Ndërkombëtare për Studimet mbi Mitin.

Ndaj, Zefi është i njo hur për botën e tërë shqiptare, dhe jo vetëm atë arbëreshe. Kontributin e tij mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare e shpërndau në shumë vende me pjesëmarrjen e tij në seminare, kongrese, mitingje, simpoziume, duke u ndier krenar për origjinën, si në Itali, Francë, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e tjera. Njihet si një studim serioz vepra “Ne vijmë nga Shqipëria”, Romë: Sinnos, 1992.

ObserverKult


dije demiri frangu diella çitaku

Lexo edhe:

DIJE DEMIRI FRANGU: DO TË VINË SHINA E SHIRA E NE DO TË DUHEMI

Do të vinë shira e shina të verbët
Si kolona vertikale ushtarësh dezertorë të qulltë do të vinë
Ujërat e ëmbël do të fryhen e do të pëlcasin
Do të gërryejnë themele shtëpish të shtrirë gjerë e gjatë
Bashkë me gjarprin e shtëpisë të bëjnë magjinë
E ujërat e njelmët do pushtojnë ranën e rërën
Do t’i ngopin ujë e kripë deri në vjellje
-ne do të vazhdojmë të duhemi
Pastaj do të vij acari si murator i keq
Do bëjë mure –ajri të acartë
E  do na zihet fryma si nga afshi
-E ne sërish do të dashurohemi
E mbi Etnë e Vezuf do fluturojnë zemra të shkrumta
Të mjera deri në harresën e inatshme e
Krahëve të tajfuneve duke u mbajt do ikën për në zemër resh
Të marrin pak ajër të provojnë ringjalljen
E do të hapen varre e vorre
Gjithë udhët do të mbushen me zonja në të zeza
-e ne do të vazhdojmë të dashurohemi
Si drita të shkundura do të bien shumë palë sy
Si kripa e krypa në zjarr do të pëlcasin
Kur uragani mbi Murin Kinez do të përplas  
Hundë e buzë do ta përplas
Të zezën e botës

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult