Poezi nga Dije Demiri Frangu
Spiuni i gjeneratës sime
Ishte djalë i mirë
Mbante flokët si Xhon Travollta
Na sillte libra të rrallë
Harronte t’na i kërkojë e ne pasuronim bibliotekën
Zemërgjerë na blinte fara luledielli
Na pëlqente të gjithëve s’bënte dallime
Disi ishte azgan s’kish frikë nga asgjë
S’ merakosej për nota
I mjaftonim ne
Qeshej e këndonte përherë
kur shoku i bankës i ra në burg
Burg u bëmë të gjithë e
Ai qau
Mbi librin e historisë qau
Ishte djalë i mirë spiuni i gjeneratës sime
Edhe sot thonë është njeri i mirë.
ObserverKult
Lexo edhe:
DIJE DEMIRI FRANGU: MUZA ËSHTË ELIKSIR, ËSHTË ARMË, ËSHTË QUMËSHT…
Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtarja, Dije Demiri Frangu.
– Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?
-Gjithmonë mendoj se kjo ka ndodhur kur kam qenë pesë vjeçe, kur këlyshi i vogël i shtëpisë më ka kapur për fustani, e unë kam klithur se qeni don t’mi hajë lulet e fustanit. Deri sa ishin gjallë, janë qeshur me këtë frikë timen gjyshërit e edhe prindërit e mi.
– Kur ratë në “grackën” e saj?
-Kur shkruaja, besoja se fjollat e borës s’kanë frikë të bien në tokë e as në flokë, se ato vetë fluturojnë dhe se fluturat nga to fluturimin mësojnë. Ato ngjashëm si unë te dajat e në shkollë shkojnë…kështu nisa të mendoj se në poezi e siguroj një qetësi….ishte klasa e tretë dhe një vjershë në rubrikën “Cicërimat e para” në “Pionieri”, ishte gracka “fatale”.
– Kur nisët të ndiheshit shkrimtar?
-Asnjëherë. Nuk ndjehem as sot, vetëm e ndjejë se nuk jam vetëm, se jam me ndonjë ide, me ndonjë fantazi dhe se po të kisha laps, edhe udhëve do të shkruaja poezi. E ndjejë se po eci vazhdimisht me një forcë të brendshme që me jep krenari…
Tekstin e plotë e gjeni KÊTU