Dije Lohaj: Gratë e burrave frikacak

Poezi nga Dije Lohaj

Gratë e burrave frikacak
janë thnegla që shkilen
nga uni i burrave mistrec.
Ata kur e kuptojnë se dashuria
ka të bëjë diçka me ndjenjën
atëherë burrërohen
dhe fillojnë t’i ruajnë
pashmangshëm
dashuritë e tyre.

Ata pronar shpirtrash
gdhendën flijimin                          
nëpër legjenda
skalitur në themelet e kullës,
që nga parakoha ime,
e deri në ashtin e shpirt
Në qelinë e zemrës  
kryqëzuan, 
Me rituale oxhakun tim.

Gratë e burrave frikacak
janë preja më e përsosur
që bëhet në emër të moralizmave,
janë dëshmia
më e përbotshme e egiozmave
dhe gjithë ato heroizma
I bëjnë në mënyrën më të përsosur.
Shumë shpesh
ndodh kjo

dhe ngrejnë kokën                                   
si ata gjarprinjtë e Laookontit
Që i kafshonin plagët e rënda,
si ata gjarprinjtë e Meduzës
që kokën nuk ua mbaj dot                                                              
e palët e tokës hapen 
të futësh thellë e më thellë brenda.

Gratë e burrave frikacak
janë gjurma në atë arë me gurë,
ku korrnim ëndrra të vjetra
e thërrmonin tisin e ëndrrave të reja,
zgjuar,
me gjumë shekujsh në sy.

ObserverKult


Lexo nga e njëjta autore edhe:

DIJE LOHAJ: QELIA NUMËR 3

Rrëfim nga Dije Lohaj

Atë ditë si zakonisht shkova në shkollë. Pasi mbarova orën e dytë u futën policia në klasë dhe më nxorrën me dhunë nga ora e mësimit ku dhe më dërguan në dhomat e hetuesisë.

Aty vazhduan torturat psiqike e fizike. Kaloi gjithë ajo ditë e gjatë me fjalë të rënda e fyese, herë pas herë me tortura të tmerrshme e të mundimshme.

Aq shumë isha e lodhur sa që nuk më zinte gjumi.

I mbylla sytë dhe u mundova që të flija, por mu atëherë kur më koti gjumi i parë më tingëlluan fjalët e atij përbindëshi me syze të zeza dhe me mustaqe:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult