Çarls Dikens: S’kemi nevojë të turpërohemi për lotët tanë…

S’kemi nevojë të turpërohemi për lotët tanë… nga Çarls Dikens

“Qielli e di se ne nuk kurrë s’kemi nevojë të turpërohemi për lotët tanë, sepse ata janë shiu mbi pluhurin verbues të tokës, i cili i zë frymën zemrave tona.
Unë gjithmonë jam bërë më mirë pasi kam qarë – më keqardhës, më i vetëdijshëm për mosmirënjohjen time, më bujar.”

ObserverKult

——————————————-

Lexo edhe:

JA ÇKA MENDONTE DHE THOSHTE FEDERIKO GARSIA LORKA PËR PABLO NERUDËN

Neruda, sipas Federiko Garsia Lorka-s

Kjo që po bëj tani, quhet prezantim, në protokollin konvencional të konferencave dhe leximeve; por unë nuk prezantoj, sepse një poet me cilësinë e kilianit Pablo Neruda nuk mund të prezantohet veçse me të gjithë thjeshtësinë dhe, mbuluar nga historia ime e vogël prej poeti, po shënoj, po bëj një tërheqje vëmendjeje të ëmbël por të thellë.

Dhe po ju them të viheni e të dëgjoni një poet autentik, prej atyre që i kanë ndijimet e stërvitura në një botë që nuk është e jona dhe që pak njerëz e perceptojnë. Një poet më i afërt me vdekjen se me filozofinë; më i afërt me dhimbjen se me inteligjencën; më i afërt me gjakun se me bojën e shkrimit.

Një poet plot zëra të mistershëm, që për fat të mirë, vetë ai nuk di t’i deshifrojë; një njeri i vërtetë, që tashmë e di se xunkthi dhe dallëndyshja janë më të përjetshme se faqja e fortë e statujës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU