Poezi nga Charlie Chaplin
Din me jetue kur
edhe tue jetue në një botë të komplikueme
mbetë i thjeshtë.
Edhe tue jetue në një botë të padrejtë
mbetë i drejtë.
Edhe tue jetue në një botë të pandershme,
mbetë i ndershëm.
Por, mbi tana,
din me jetue kur në këtë botë pa dashni,
arrin, ende me dashtë.
Përshtati në shqip: Arjola Zadrima
ObserverKult
Lexo edhe:
25 THËNIE NGA CHARLIE CHAPLIN: NE MENDOJMË SHUMË DHE NDJEJMË PAK…
Më 16 prill 1889, 134 vite më parë lindi aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin.
Ai ishte njëri nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.
Fëmijëria e komikut Chaplin ishte tragjike. Ai ishte rritur mes varfërisë dhe lagjeve të rrënuara.
Gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale.
Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër.
ObserverKult ua sjell 35 thëniet e tij më të njohura:
Lypset një minutë për të dalluar dikë, një orë për ta vlerësuar, një ditë për ta dashuruar, e një jetë për ta harruar.
Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.
Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.
Suksesi të bën simpatik.
Një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur.
Pushteti shërben vetëm për të bërë ndonjë dëm, për çdo gjë të hajrit mjafton dashuria.
Qetësia është një dhuratë universale, që pak njerëz dinë të vlerësojnë.
Jeta nuk është një domethënie, por një dëshirë.
Nuk ka rëndësi realiteti në një film, por ajo që imagjinata mund të bëjë.
Koha është një artiste e madh: i gjen gjithçkasë fundin e duhur.
Kujdesu më shumë për ndërgjegjen se për famën! Ndërgjegjja është çfarë ti je, fama është çfarë të tjerët mendojnë se je. Dhe çfarë të tjerët mendojnë se je është problem i tyre.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult