Poezi nga Din Mehmeti
Më lini të qaj
për çdo gjë timen
Për dashurinë
që s’arriti të bëhet
kurrë dashuri
Për ujëvarat e shpirtit
që dënesin
kur toka fshan
Për dritën e besimit
të pirë në rrugë
Më lini të shfryhem
për gjithçka timen
Për lirinë e plagosur
nga prita në pritë
Të qaj pra
me zë e pa zë
Se ai që s’ka lot
as dashuri nuk ka
S’pata kohë
ti rreshk ëndrrat në këngë
Gjuha ime emrin a ma ruan?
ObserverKult
—————————————
Lexo edhe poezi të tjera nga ky autor:
DIN MEHMETI: KOSOVË, ZOG I DIELLIT…
Je fjalë e ruajtur nga dheu
Që hyn nëpër gjak
E del nëpër diell
Je kraharor i shpuar nga plumbat
Krua i gjetur në palcën e shkëmbit
Të nxirë nga gjuajtjet nëpër kohë
Kosovë lahutë e djegur këngësh
E thirrjesh ndër revolucione
Poezinë e plotë e gjeni KETU
DIN MEHMETI: KËNDO OSE VDIS PA KLITHMË
Bëhu i blertë si unë
më tha bari një natë
këndo derisa të vallzojnë yjet
rreth diellit
si fëmijët rreth zjarrit në tokë
e pastaj dëgjo oshtimën
pa fjalë nër botë
lart do të mbesin kodrat duarthatë
e gurë breg rrugëve në mendime çarë
Këndo derisa të pëlcasish
si kripa në flakë
vajto po të duash
kosave të egra s’do të mundesh t’u ikësh kurrë
kur çmenden kohërat në furtunë…
Poezinë e plotë e gjeni KETU
DIN MEHMETI: SYTË QË SHKREPIN DASHURI
M’janë shkimë dritat e syve të gjallë
kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
e vragëve të fëtyrës së shterrur
derdhi pust e fryrë të shpiertit
në shtratin ku të rrita, o fëmij.
–Eja, biro,
të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur,
ti ngrohu brinjët e kërrusura
ulrimave të fërfëllazave të mallkuara
eja, bir-o, ta ndijë gjakun duke vluar!…
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult