Nga: Paola Felice
Ashtu si librat, disa njerëz lexohen me një frymë dhe harrohen po aq shpejt.
Për të tjerë nuk je kurioz as për t’i shfletuar faqet e para.
Pastaj janë ata që i njeh përmendësh, megjithatë vazhdon t’i lexosh me shumë dëshirë, sepse janë aq të veçantë saqë druhesh se mos të shpëton ndonjë detaj prej tyre.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKRIM PREKËS I BABAIT TË AKTORIT TË NDJERË: DRIDHEMI QË TË TRETË, TRI FRYMË TË KËSAJ VATRE QË PO DOBËSOHET…
Dy vjet pa djalin tonë të mirë, Luranin: Vështirësitë s’i përjetuam sa ishe ti pranë nesh!
Nga Xhabir Ahmeti
Ftohtë, sa ftohtë!
Jashtë dielli u ka shtri dorën kurorave të drurëve dhe e përkëdhel blerimin. Dal në ballkon ngadalë me barrën e dhembjes. Të shoh. Horizonti jehon nga ngrohtësia. Kumbullat dhe kajsitë kanë çelur. Kandrat e shpezët e kanë lënë vetminë pas shpine në dimrin që iku. Janë vënë në lëvizje. Njerëzit nguten nëpër vogëlsinë e tyre midis Kashtës së Kumtrit. Gëlon jeta. Pranverë. Pres mos po e çon dikush dorën në shenjë përshëndetjeje! Jo, jo! S’ka kush e drejton një përshëndetje si më parë kur dilje ti në ballkon. Kthehem në dhomë. Brenda ulërin kotësia. Kurse në shpirtin tonë bie borë.
Dhe marshon vetmia. E errësira.
Ftohtë në shpirt, ftohtë në dhomë! Këtu në këtë dhomë ku jemi strukur pushtetin e ka boshllëkhu. Na vret heshtja. Heshtin orenditë, setra e varur, pasqyra dhe piktura. Dëgjohet i ngulfatur vetëm ngashërimi ynë nëpër të ftohtin e vetmisë. Dhe, era që fishkëllen duke rrëshqitur nëpër xhamat e dritareve. Dridhemi që të tretë, tri frymë të kësaj vatre që po dobësohet…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU