Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë u shënua me aktivitete edhe në Komunën e Prishtinës

Ditën Ndërkombëtare të Letërsisë për fëmijë e ka shënuar me aktivitete edhe Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Kulturës.

Sibel Halimi drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës përmes një postimi në Facebook njoftoi se në kuadër të kësaj dite në hapësirat e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” kanë lexuar letërsi së bashku me fëmijët e kopshtit “Zogjët”.

“Diskutuam për botën shumëngjyrshe që na ofron leximi duke konkluduar se aq sa leximi është me rëndësi se çfarë lexojmë”, ka shkruar Halimi.

Përndryshe Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë është një festë që organizohet çdo vit me datë 2 prill ndërsa ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të cilat kanë lidhje me lexuesit e moshave të vogla.

Për herë të parë kjo ditë u festua në vitin 1967. Arsyeja se përse festohet në këtë datë është pasi që data 2 prill është ditëlindja e shkrimtarit të shquar danez për fëmijë, Hans Kristian Andersen.

ObserverKult


Lexo edhe:

SIBEL HALIMI PRITI NË TAKIM ELIZA SHALËN, KRIJUESEN E SKULPTURËS SË NJOHUR, “KËMBËKRYQ”

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi së fundmi në zyrën e saj ka pritur një skulptore të re në moshë por mjaft të zonja, Eliza Shalën.

Eliza ka punuar skulpturën e ikonës së protestuesit Faik Rexhepi, “Këmbëkryq”, e cila skulpturë ka kohë që është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet dhe është pëlqyer mjaft shumë.

Drejtoresha Halimi përmes një postimi në rrjetet sociale ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Elizën derisa ka thënë se është kënaqësi kur takon vajza të talentuara si ajo.  

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult