Elita 5: Ç’më bëri kjo dashuri? (teksti dhe kënga)

Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë disa albume dhe të krijojnë disa nga hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: “Vjeshtë në zemër”; “Alkapone”; “Harroje vetminë”; “Këngët m’i vrave me dashuri”; “Shiu vetëm ty të lagë”; “Dua të vdes”…

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Rrezet e dashurisë”:

Dallëndyshe shko e thuaj
se kështu s’mund të rri
ditë e natë më bënë të vuaj
po ç’më bëri kjo dashuri.

Më kujtohen çastet e vjetra
s’di çka bëjë unë prej mërzisë
dhe lexoja ato pak letra
që ishin rrezet e dashurisë.

Ditë e natë gjithë kështu
asnjëherë nuk jam i qetë
as më rrihet mua këtu
do të vi unë në atë qytet.

Më kujtohen çastet e vjetra
s’di çka bëjë unë prej mërzisë
dhe lexoja ato pak letra
që ishin rrezet e dashurisë.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

—————————————————————————————–

Lexo edhe:

Elita 5: E urrej shiun kur bie… (teksti dhe kënga)

Në kitarë teli i këputur,
Ndali këngën më të bukur,
Por s’e ndali-
Shiun në këtë qytet.
Ku je buza e paputhur,
Dashuria ime e humbur,
N’mes të rrugës
Unë po lagem vetë…

I harruar si një letër e djegur,
Në këtë rrugë pa adresë kam mbetur…

E urrej shiun kur bie,
Se njëherë ma fiku një zjarr,
Një zjarr dashurie.
I urrej lotët e mi
Veç pse ngjajnë me shiun-
Që më ndau nga ti.

Dashuria ish dikur,
Mbet kornizë pa pikturë,
Që askund nuk e shoh në mur.

I harruar si një letër e djegur
Në këtë rrugë pa adresë kam mbetur.

E urrej shiun kur bie,
Se njëherë ma fiku një zjarr,
Një zjarr dashurie.
I urrej lotët e mi
Veç pse ngjajnë me shiun-
Që më ndau nga ti.

Ti ndoshta ishe një rrufe
Që erdhe shpejt,
Dhe kur shkove, nuk e dita, as e di,
Por këngën edhe shpresën
I le të treten nëpër shi …


LEXO EDHE: ELITA 5: PAPRITUR NJË DITË IKE… (TEKSTI DHE KËNGA)

Ti një kohë ishe me mua
Bashkë ne ndanim çdo gëzim
Por papritur, një ditë ike
Dhe harrove ti dashurinë…

Tani luan me një tjetër
Që bën ashtu si thua ti
E tërheq atë për hundë
Se kjo për ty është dashuri

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU