Nertila Koka: Kjo është lumturia vetë (teksti dhe kënga)

Sot një dritë e bukur
Hapi derën time,
Djali që unë dua
“gëzuar” më tha.
Prushi i trëndafilit që mbante në duar
Krejt mbi faqen time ra.

Djalo, ardhsh i bardhë,
paske shokë shumë.
Gjithë harenë e bjeshkës
Solle ti këtë çast tek unë.

Ti sot ke ditëlindjen,
Tha dikush nga shokët,
Veprën ne ia morëm kohës më shpejt,
Ç’nur m’i ra ditës
Bashkë me dy gëzime
Kjo është lumturia vetë!

Sa dritë mori jeta ime,
Në një ditë solli dy gëzime
Qiellin rrok kjo lumturia,
Rritëm unë, rritet Shqipëria.