Elita 5: Papritur një ditë ike… (teksti dhe kënga)

Ti një kohë ishe me mua
Bashkë ne ndanim çdo gëzim
Por papritur, një ditë ike
Dhe harrove ti dashurinë…

Tani luan me një tjetër
Që bën ashtu si thua ti
E tërheq atë për hundë
Se kjo për ty është dashuri

Ndoshta koha do të të ndryshojë
Dhe një ditë do të më kërkosh
Por s’mund ta blesh ti shpirtin tim
Dhe gjithë botën po ta mashtrosh

Tani shkon rrugës vetë
Dhe ti bën sikur s’më sheh
Por një gjë është e vërtetë
Ti harron se kush ishe dje

Mund me tjetrin të zbavitesh
Si me mua që lozje dikur
Se për ty kështu është jeta
Kur e merr si një aventurë.

Nga po ky grup: Elita 5: Kthehu të lutem, e dashur… (teksti dhe kënga)