Ermira Babaliu: Do t’kujtoj përherë moj lulja ime… (teksti dhe kënga)

Një ditë t’bukur majit ty t’hetova,
mshehë nder gema t’shpeshta tek nji lule,
plot me andje n’zemër të kundrova,
deri sa nji ditë n’dorë mu përkule.

Por tashma je vyshkë per mue s’ke vlerë,
fletë e tueja per mue ma s’kan erë,
nuk je lulja e bukur e ditës majit,
por je lulja n’zemër time’ e vajit.

Ishe ti ma e mira ndër të tjera,
lule’ bukur e vogel plot ngjyra,
pse fletë tueja lule’ i treti era,
pse kaq shpejt n’pranverë ty t’ka ndrrue fëtyra.

Por tashma je vyshkë per mue s’ke vlerë,
fletë e tueja per mue ma s’kan erë,
nuk je lulja e bukur e ditës majit,
por je lulja n’zemër time’ e vajit.

Do t’kujtoj përherë moj lule vyshkun,
ndonse gjindem larg tashma prej teje,
Veç per ty do t’vuej n’zemër tuj heshtun,
pse kujtim gjithmonë jeton pranë meje.

Por tashma je vyshkë per mue s’ke vlerë,
fletë e tueja per mue ma s’kan erë,
nuk je lulja e bukur e ditës majit,
por je lulja n’zemër time’ e vajit.

Kliko për ta dëgjuar këngën KETU

ObserverKult

————————————

LEXO EDHE: ERMIRA BABALIU & REDON MAKASHI: KURRË S’E HARROJMË… (TEKSTI DHE KËNGA)

Erdha prapë te ky prag i dashur
Ku gjithçka me zë të ngrohtë më thotë
Mirësevjen
Dhe çdo zemër portat m’i mban hapur
Vendlindje që në krahë më ke mbajtur
Mua birin tënd me mall me pret dhe më përcjell

Tek ty njoha unë nënë e babë
Ma dëgjove ti të parën fjalë
Dhe hapin që hedh, kudo në atdhé
Ti e ndoqe veç me sytë e nënës
Lule bëje biro këtë dhé

Të madhen dashuri që nënat na mëkojnë
Ja falim Shqipërisë
Ndaj zemër e saj gufon
Se qumështi që pikoi e u bë dritë
Të madhen dashuri që nënat na mëkojnë
Ja falim Shqipërisë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë,pragun e vegjëlisë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë,pragun e vegjëlisë.

Erdha prapë te ky prag i dashur
Ku gjithçka me zë të ngrohtë më thotë
Mirësevjen
Dhe çdo zemër portat m’i mban hapur
Vendlindje që në krahë më ke mbajtur
Mua birin tënd me mall me pret dhe më përcjell

Tek ty njoha unë nënë e babë
Ma dëgjove ti të parën fjalë
Dhe hapin që hedh, kudo në atdhé
Ti e ndoqe veç me sytë e nënës
Lule bëje biro këtë dhé

Të madhen dashuri që nënat na mëkojnë
Ja falim Shqipërisë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë, pragun e vegjëlisë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë, pragun e vegjëlisë.