Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK) në Tiranë dhe Kinematekën e Maqedonisë së Veriut, do të zhvillojnë nga data 21 deri më 26 tetor, “Ditët e Filmit shqiptar”, aktivitet ky që zhvillohet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti zhvillohet edhe në kuadër të festave të nëntorit e ka për qëllim shpalosjen e arritjeve të kinematografisë shqiptare. Forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy Qëndrave të distribuimit të filimit. Si dhe dhënies mundësi publikut artdashës të RMV për t’u njohur me arritjet më të fundit të filmave të prodhuar në Shqipëri, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.
Gjatë kësaj jave do të shfaqen filma, prodhime e bashkëprodhime nga më fundit me metrazh të gjatë e të shkurtër të regjisorëve shqiptarë si “Liqeni im”, “Dëshira e fundit”, “Delegacioni”, “Bardh e Zi”, “Dielli”, etj.
———————————————————————————————-
LEXO EDHE: Shqipëri-Maqedoni e Veriut, plan të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë natyrore e kulturore të Ohrit
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti dhe homologia e saj e Maqedonisë së Veriut, Irena Stefoska nënshkruan në Ohër. Deklaratën e përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë së pasur natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.
Pas nënshkrimit të deklaratës ku i pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ministrja Margariti tha se “plot dy vjet pas vendimit për përfshirjen e pjesës shqiptare të Rajonit të Ohrit në listën e trashëgimisë botërore. Nën mbrojtjen e UNESCO-s zhvilluam takimin ndërministror të radhës, për të diskutuar rreth arritjeve të deritanishme, problematikave. Dhe planin e veprimit për të shkuar përpara në përmbushjen e rekomandimeve të dhëna. Nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore dhe Misioni Reaktiv 2020”.
Margariti tha se “në këto dy vite, pavarësisht problemeve të mëdha me të cilët është përballur Shqipëria. Që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 te pandemia Covid-19. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë së pasur natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit”.
Pas këtij takimi, shtoi Margariti, të dyja vendet ramë dakord dhe jemi tërësisht të angazhuar. Dhe të përgjegjshëm të zbatojmë një plan strategjik të përbashkët. Për rimëkëmbjen e këtij rajoni, shoqëruar nga një plan veprimi të detajuar mbi masat që do të ndërmarrim për të parandaluar çdo lloj rreziku. Që mund t’i kanoset pasurisë së këtij rajoni, që tashmë nuk është vetëm e jona…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU