Djemtë e detit: Beteja e dhimbjes (teksti dhe kënga)

Rok grupi “Djemtë e Detit” i krijuar në fund të viteve të ’80-ta në Lezhë, ishte ndër grupet e rralla që iu priu suksesi ndonëse nuk ishin nga Tirana.

Të ndikur nga rrymat Hard Rock dhe Heavy Metal ata sollën këngë që shumë shpejtë u bënë hite dhe vazhdojnë të jenë prezente edhe sot.

Në vitin 2009 sollën albumin “Epos”, i cili shënoi një fazë të re në krijimtarinë e tyre. Një album “eksperimentues” që nuk kaloi pa u rreshtuar krah sukseseve të tyre të deriatëhershme.

Në janar të viti 2015, vokalisti i grupit Gent Demaliaj nuk arriti të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Demaliaj është vlerësuar si një ndër vokalistët më të mirë të rokut në Shqipëri dhe zëri i tij ka spikatur në çdo interpretim.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Beteja e dhimbjes” të shkruar nga Gent Demaliaj dhe muzikë të Valentin Markvukajt:

I lindur mes detrash
Në netë me stuhi
N’betejën e dhimbjes
Jetë vdekje, njeri
Kaluar shtatë detra
Në rrugën pa kthim
Por kurrë nuk do shuhet
Aspak fari im.

O Zot, unë s’dua të shkoj
Se jam e do jem njësoj
O Zot, unë dua të rri
Unë do luftoj betejën njeri.

Shtatë qiejt o detra
Sikur zunë e thanë
Se kjo jetë o bir
Është oqean
Dhe dhimbja njeri
Jo më nuk dhemb
Se shpirti o diell
U ngri u bë shkëmb

O Zot, unë s’dua të shkoj
Se jam e do jem njësoj
O Zot, unë dua të rri
Unë do luftoj betejën njeri.

Përgatiti ObserverKult

———————————————-

Lexo edhe:

DJEMTË E DETIT: JO MOS QAJ, TI O NJERI I VETMUAR! (TEKSTI DHE KËNGA)