Djemtë e detit: Jo mos qaj, ti o njeri i vetmuar! (teksti dhe kënga)

Jo mos qaj ti o njeri i vetmuar
e jeta dorën ty nuk ta dha
I lënë në mes të rrugës
Ti dhimbjen mban në krah
Në qiell je

I zhytur në mendime
Për ëndrrat pa mbarim
Për ty si shpëtimtar
Vec droga kish kuptim

Mos qaj, mos qaj
Mos qaj per vdekjen o njeri
I lënë mënjanë
Ky ishte fati yt i zi

Jo tani asgjë ti më s’mendon
As zemrën s’e dëgjon, larg vetes je
Rri pret i shtrirë në trotuar
Që vdekja të të marrë me lot në sy

I zhytur në mendime
Për ëndrrat pa mbarim
Për ty si shpëtimtar
Vec droga kish kuptim

Mos qaj, mos qaj
Mos qaj per vdekjen o njeri
I lënë mënjanë
Ky ishte fati yt i zi

Nga po ky grup: Djemtë e detit: Beteja e dhimbjes (teksti dhe kënga)