Do puthje të çmendur apo lule respekti?

puthje të çmendur

-Ç’do të doje, – një puthje të çmendur apo një lule në shenjë respekti dhe adhurimi?

-Të dyja, dua adhurimin tënd të çmendur!

Dashuria është një çmenduri e bukur që nuk shijohet me logjikë.

-Do të doja të iknim larg nga kjo botë moraliste e fjalëshumë, atje ku drita e diellit dhe magjia e hënës pasqyrohen vetëm në lakuriqësinë e shpirtit…

-Të dua…

-Fli engjëlli im, fli. Nata zbardh mendimet dhe paqeton shpirtin. Nesër mbase gjykon dhe nuk dashuron çmendurisht si sonte.

Ja shiko, edhe hëna është më pak se një çerek. Ndoshta edhe ajo trishtohet që nuk dashuron dot sa do.

Fli e dashur dhe dëgjo pëshpërimat e shpirtit tim që ruan ëndrrën e tij.

Natën e mirë!

Ardi Omeri

ObserverKult

—————————————

Lexo edhe:

NAZIM HIKMET: PSE U VONOVE KAQ SHUMË?