“Do të të hapim varrin shqiptar”, aktori tregon vuajtet në Greqi

Aktori Laert Vasili, ka rrëfyer kohë më parë në emisionin “Dola te Ola”, se si kanë tentuar ta eleminojnë në Greqi, për shkak të racizmit ndaj shqiptarëve. Ai tha se është një fëmijë i lindur nga një baba shqiptar dhe nga një nënë minoritare greke dhe është përballur me vështirësitë e një racizmi të theksuar.

Aktori tregoi se në korrik të vitit 2014-të, teksa po dilte nga teatri në Athinë për të shkuar në shtëpi, dy persona të maskuar e ndoqën me motor dhe më pas i janë vërsulur dhe e kanë keqtrajtuar, duke i thënë “shqiptar i poshtër, këtu do të bëjmë varrin”.

Vasili tha se ky ishte rasti i dytë që atë tentonin ta hiqnin qafe (eleminojnë), pasi hera e parë ishte në tetor të vitit 2012-të. Ai ka treguar se ka qenë shpesh pre e racizmit.

ObserverKult

———————————————————————————

LEXO EDHE: AKTORI E THOTË LIVE NË EMISION: LE TË MË SHAJNË, UNË JAM GREK!

Aktori, Laert Vasili është shprehur se nuk i trembet kritikave. Në emisionin “Repolitix”, Vasili ‘u kap’ me fjalën referendum, që sipas tij kemi fjalën e bukur shqipe “zgjedhje”.

I ngacmuar nga moderatori, ku i kujtoi se fjala ‘referendum’ gjendet edhe në Kushtetutë, Vasili tha se këtë nuk mund ta pranojë dhe se për këtë mund edhe ta shajnë, duke pranuar se është ‘grek’.  

Pjesë nga biseda:
Laert Vasili:
 Referendum është një fjalë e huaj. Ne kemi fjalën tonë shqipe ‘zgjedhje’. 
Moderatori: E ka edhe në Kushtetutë.
Laert Vasili: S’ka gjë. Ja po iu them vetë. Unë jam grek. Le të më shajnë…

———————————————————————————

LEXO EDHE: FESTIVALI MBARËKOMBËTAR NDERON KUJTIMIN E BUJAR LAKOS

Drama “Kush e solli Doruntinën”, vepër e Kadaresë, me regji nga Laert Vasili. U shfaq në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”, si shfaqje përshëndetëse.

Më herët, në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar. Shkruhej se ishte dhe një shfaqje-homazh, për nder të kujtimit të mjeshtrit: Bujar Lakos…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU