Ka dalë nga shtypi libri i titulluar “Labirintet e mallit” i shkrimtarit Genc Mekaj. Libri u publikua nga Shtëpia Botuese “ Koliqi” në Prishtinë.
Në këtë libër vargjet e poezisë trajtojnë temat aktuale, ku secili prej nesh përballemi me to thuajse çdo ditë dhe kemi përjetimet tona.
Në librin me poezi “Labirintet e mallit” qysh me fillimin e shfletimit të librit dhe poezive të shton kureshtjen dhe ndjenjën e padurueshme për të lexuar poezitë e thurura bukur. Ky libër është frymëzues dhe tërheqës për lexuesit.
Autori në librin me poezi ka një stil të veçantë me “përmbajtje me ngjyrë”, ku secila prej tyre ngërthen dhe reflekton ndjenja dhe mesazhe të ndryshme, gjithashtu mund të themi se është: frymëzues, kreativ, emocionues, tërheqës dhe i shkëlqyeshëm.
Përveç krijimtarisë autori në librin “Labirintet e mallit” shfaq edhe reflektimin e brendshëm shpirtëror, i cili në çdo poezi përcjell ndjenja të fuqishme si: ndjenja malli, vuajtje, largësie, dhe mesazhe për jetën, dashurinë, sëmundjen etj, ku të gjitha këto i fut në labirintin pafund.
ObserverKult
Lexo edhe:
ARSHI PIPA LETËR MARTIN CAMAJT: JE ZEMËRUAR, SE NUK KAM SHKRUAR PËR LIBRIN TËND?
“Je zemëruar se nuk kam shkruar për librin tënd dhe nuk po vjen në konferencë për Kosovën”? – Letra ku Arshi Pipa përplaset me Martin Camajn.
Studiuesi Parid Turdiu ka publikuar kohë më parë një letër të rrallë, që Arshi Pipa ia dërgonte Martin Camajt, më 24 shtator 1982.
Nëpër rreshta kuptohet qartë, se marrëdhëniet mes dy njerëzve të letrave ishte lëkundur.
Bëhet fjalë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Aty ku Martin Camaj kishte refuzuar të marrë pjesë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
XHEVAHIR SPAHIU: PO IKI…
Unë po iki, i thashë,
dhe ty po të lë muzikën.
Sa pak, tha ajo, sa pak.
Unë po iki, i thashë,
dhe ty po të lë kujtimin
Gazavaj, tha ajo, gazavaj.
Unë po iki, i thashë,
dhe ty po të lë universin
Fare pak, tha ajo, fare pak.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult