Munohem me t’harrue…por, qysh?
T’kam vra me mijra herë,
mrena vetes.
Edhe t’kam varrosë.
T’kam ç’emru, t’kam ç’trupzu,
hi t’kam ba.
As shej, as nam, as nishan, s’t’kam lanë…
Por ti je nji ofshamë,
nji ofshamë e madhe, e thellë
që del prej fundit t’shpirtit copë-copsh.
Ofshamë që t’shemb, që t’rrëzon,
që t’katrrithet fort e s’t’lëshon kambsh
as n’gjallë, as n‘t’dekun!
Baj me t’harrue… por, qysh?
ObserverKult