Poezi nga Donika Dabishevci
Fole nji fjalë burrë
pashë ata sy tu
shkrepe t’shkretën
t’fundmen fjalë me mu
e ik i qeshun – kënaqu!
Monstër!
Digjmë…!
Le t’më diftohet e sotmja,
ti dritë tuj ba
e unë tuj tu gjunjëzu
veç për nji fjalë burri
për nji fjalë me mu.
Shkrepe t’shkretën
gjuhëvrazhdë,
shkrumom e ik!
E more lirinë?
Fllad mali t’duhej?
Ti burrë i përtejmë,
burrë i betejave për jetë a vdeje,
burrë i t’rrnuemit n’zgripc,
burrë që s’shkrepë asnji fjalë e ikë!
ObserverKult
Lexo edhe: