reklamë

Donika Dabishevci: Kam me ardhë si deka!

Rishtas ke me ndje dhimtë,
ke me ndje dashni,
kan’ me tu çelë sytë,
ke me shtrydhë mërzi,
ke me u dridhë,
ke me mu jep,
i tani i humbun,
pa gjetë kund shteg.

Trupa, ftyra, hije,
n’mu ke me i pushu,
pa shoshitë andrra,
pa vakt me mendu.

Kam me t’pre n’besë,
n’mu ke me u shtri,
epshin ma t’egër,
me ma përplasë n’gji.

Si deka kam me t’ardhë –
ngeshëm, hap’randë,
egër me t’miklue.

M’dhimbesh,
se tokën ndër kambë
kam me ta lujtë!

ObserverKult

Lexo edhe:

POEZI NGA DONIKA DABISHEVCI: A M’DO?

m'dhimbesh donika dabishevci a m'do edeni duhemi prishtina, S’t’i ndjeu kush andrrat e t'gjithë n'vrap me marrë jetë prej teje! Me u katrithë, me u përmbushë e me u ngi frymë n’ty.

-A m’do?
-Poooo…
-Sa?
-Çmendunisht!

Trupat akordohen n’simfoni hyjnore
tuj u mbërrthye fort n’njani-tjetrin,
si me qenë çastet e fundit para apokalipsit.

-A m’do?
-Marrëzisht!

Jashtë lëshohet muzgu,
silueta t’çorodituna turren vrap shpellave t’tyne…
Mrena ora asht’ prishë,
akrepat janë thye, koha asht’ ndalë.


-A m’do?
-Dashni jete t’kam!
-Dashnia asht’ streha e shpirtit. Dashnia asht’ shpija! A m’do, pra?
-O t’du, dreqi e marrtë, t’du…përgjithmonë e përtej!
-A vdes për mu?
-Jo. Rrnoj për ty!

ObserverKult

Lexo edhe:


DONIKA DABISHEVCI: ROBNESHË E DORZUEME…