Donika Dabishevci: Kryqzueme para tij

kryqzueme donika dabishevci

Kryqzueme para tij, poezi nga Donika Dabishevci

Jam krejt e brishtë
kur ftyrë e tij m’zen ninëzat.

T’dridhmet trupit
ma zi se t’rrqethunat dimnave t’acartë.

Krejt n’gjamë, plotë frymë,
humbun n’valë jam,
nji shej, nji rreze, nji dritë tuj pritë.

Fort u qindron tundimeve t’mia
ai i mbshtjelluni me diell n’flokë.

Prej syve, mollzash, poshtë buzve tan’ musht
kryqzueme e zbrapsun para shenjtnisë s’tij.

S’jepet ai…
Luftar mitik që s’njeh dorëzimin. 

Dashnia n’mu veç vjen e rritet –
se e du fort e i falem veç t’pajepshmes!

ObserverKult

Lexo edhe:

Donika Dabishevci: Buzën