Puthja, poezi nga Donika Dabishevci
E djathtë e tij shtrëngue e kish fort për beli.
Kokë e saj zgjatun n’puqje t’cepbuzëve t’tij.
Tronditëse.
E dhimbshme.
E bukur.
Madhështore.
Dy kufoma t’zhveshuna mishi
u çpluen bore, si aguliçet lajmëse t’pranverës
nxjerrin sytë mas acarit t’gjatë.
T’pashkoqituna…
T’mbërthyeme fort n’njeni-tjetrin,
si me dashtë me e dëshmue shekujsh dashninë!
*𝘚𝘩𝘬ë𝘱𝘶𝘵𝘶𝘯 𝘯𝘨𝘢 𝘭𝘪𝘣𝘳𝘪 i Donika Dabishevcit “𝘌 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘬𝘰𝘩𝘴𝘩𝘮𝘫𝘢 𝘈𝘯𝘥ë𝘳𝘳”, 𝘓𝘪𝘵𝘵𝘦𝘳𝘢, 𝘗𝘳𝘪𝘴𝘩𝘵𝘪𝘯ë, 2024
- Fotografia titullohet “skeletet e Hasanlu” dhe është shkrepur në 1972. Bëhet fjalë për dy skelete të zbuluar gjatë gërmimeve në Hasanlu (Iran) nga arkeologu Robert Dyson. Analiza e eshtrave nxorri se vdekja e të dyve ka ndodhur rreth 800 vjet përpara Krishtit. Arkeologët pohojnë se rrethanat e vdekjes së personave protagonistë të Puthjes 2800 vjecare, mund të jetë shkaktuar nga një zjarr i madh që ka përfshirë Hasanlu pikërisht në vitet kur mendohet se datojnë skelete.
ObserverKult
Lexo edhe:
Donika Dabishevci: N’atë t’përveçmen ditë
E nemuna Nanë!, poezi nga Donika Dabishevci
Donika Dabishevci: Fole nji fjalë burrë, pashë sytë e tu…
E gjithmonshmja dashni, poezi nga Donika Dabishevci, lexon Engjëllushe Alla (VIDEO)