Donika Dabishevci: Sonte jam e çmendun dashnie!

donika dabishevci buzën

Poezi nga Donika Dabishevci

Zani yt asht kujtesa,
asht shenjtni e kthyeme n’gjuhë
asht fjala ajo
që gjakun ma ban me vlu.

Lshoje zanin i pafjalë
e ban’ çka t’duesh me mu,
lshoje zanin le t’nihet piskama,
n’uragan le t’kthehet ofshama…
folmë me tan’ trupin-
lëshohu,
ti burrë i pagojë,
ti burrë mizor!

Nata le t’i pulitë sytë,
veshun me kangën tonë,
sonte jam e çmendun dashnie
tan’ etje për lojë!

ObserverKult

Lexo edhe:

DONIKA DABISHEVCI: QENIE E DOBËT QË DO LUTJE: BUZËN!

DONIKA DABISHEVCI: DU ME T’PI

DONIKA DABISHEVCI: ME T’DASHTË TY, VEÇ VDEKJA MUNDET ME M’NDALË!