Dostojevski: Në zemrën që dashuron vërtet ose xhelozia vret dashurinë ose dashuria vret xhelozinë…

thenie të dashurosh dostojevski quotes

Fjodor Dostojevski është një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe botërore të shekullit të XIX.

Ai u lind më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Në moshën 15-vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit.

Në minutën e fundit vendimi u anulua. Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anulonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit.

Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg.

Ai ka shkruar veprat e njohura si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880).

thenie të dashurosh dostojevski quotes

ObserverKult ju sjell disa nga thëniet e njohura të shkrimtarit, Fjodor Dostojevski:

– Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.

– Budallai që e pranon se është budalla, nuk është më budalla.

– Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë.

– Arti është një kërkesë për njeriun ashtu si dhe të ngrënët e të pirët.

– Edhe nga mënyra se si qesh, mund të njihet njeriu

– Mendimet e mëdha e kanë burimin jo aq nga mendja e madhe, sa nga ndjenja e madhe.

– Shpirti shërohet duke ndenjur me fëmijë.

– Në zemrën që dashuron vërtet ose xhelozia vret dashurinë ose dashuria vret xhelozinë.

– S’ka gjë më të vështirë në botë se sa çiltërsia dhe s’ka më të lehtë se lëvdata.

– Njerëzimi mund të jetojë pa shkencë, mund të jetojë pa bukë, por nuk jeton dot pa bukurinë.

– Nuk ka kënaqësi më të madhe për një nënë, sesa të shohë për herë të parë një buzëqeshje në buzët e fëmijës së saj.

– Për të vepruar me zgjuarsi, vetëm zgjuarsia nuk mjafton.

– Një njeri, i cili e di se si të përqafojë një tjetër, është një njeri i mirë.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

———————

Lexo edhe:

Fjalë të urta izraelite: Pickoje veten, do të shohësh se sa i dhemb tjetrit