Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura nga Fjodor Dostojevski:
“Njerëzit flasin ndonjëherë me një mizori kafshërore, por kjo është një padrejtësi e madhe dhe fyerje për kafshët; një kafshë nuk mund të jetë aq mizore sa një njeri, kaq artistikisht mizore.”
Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.
Shkalla e qytetërimit të një shteti matet nga burgjet e tij.
Budallai që e pranon se është budalla, nuk është më budalla.
Pse e kemi mendjen atëherë, nëse s’bëjmë sipas mënyrës sonë.
Qenie që i përshtatet gjithçkaje: është përkufizimi më i mirë që mund t’i bëhet njeriut.
Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë.
Zotësia më e madhe për shkrimtarin është zotësia për të fshirë atë që ka shkruar.
Arti është një kërkesë për njeriun ashtu si dhe të ngrënët e të pirët.
Asgjë nuk është më fantastike se realiteti.
Çdo gjë që është e vlefshme për njerëzit, ajo është edhe fisnike.
Mendimet e mëdha e kanë burimin jo aq nga mendja e madhe, se sa nga ndjenja e madhe.
Pa një objektiv në jetë, njeriu ndihet i mbytur.
ObserverKult
Lexo edhe:
HERMAN HESSE: PSE DUHET TË LEXOHET DOSTOJEVSKI
Ja çfarë thotë Hesse për Dostojevskin:
Duhet ta lexojmë Dostojevskin kur jemi përtokë, kur kemi vuajtur deri në kufi të së arsyeshmes dhe e gjithë jeta na dhemb si një plagë e vetme djegëse dhe përvëluese, kur frymojmë dëshpërimin dhe kemi vdekur nga njëmijë vdekje të pangushëllueshme. Atëherë, në momentin kur ndodhemi të vetmuar dhe të mpirë në mes të ndyrësisë- kthejmë vështrimin nga jeta e nuk ja kuptojmë shkëlqimin e saj të pashpirt dhe të egër dhe as nuk duam më t’ja dimë, ja, pikërisht atëherë, jemi të pjekur për muzikën e këtij shkrimtari të tmerrshëm dhe të mrekullueshëm.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult