Dostojevski: Nuk të kam tradhtuar as edhe në mendime

thenie të dashurosh dostojevski quotes

Dostojevski i shkroi të dashurës së tij Marias këtë letër duke ia shprehur përkushtimin e jashtëzakonshëm: “Në rrugën ku jeton ti, jetojnë nëntë gra më të bukura se ti, shtatë të tjera më të gjata se ti dhe nëntë me të shkurtra se ti.

Është edhe një tjetër që më dashuron më shumë sesa ti.

Në punë është një grua që më buzëqesh gjithmonë, një tjetër më nxit të bisedoj me të, ndërkohë që kamarierja ma ëmbëlson çajin me mjaltë në vend të sheqerit. E megjithatë, unë të dua vetëm ty”.

Pasi u martuan, Maria manifestoi një përkushtim të rrallë ndaj të shoqit, duke duruar sëmundjen e tij, varfërinë, udhëtimet dhe mungesat.

Teksa dergjej në shtrat, Dostojevski i pëshpëriti në vesh: “Nuk të kam tradhtuar as edhe në mendime”./konica.al

ObserverKult


dostojevski tradhtuar

Lexo edhe:

DOSTOJEVSKI: Ç’BËRE ME VITET E TUA? KU E VARROSE KOHËN TËNDE MË TË MIRË?

Nga Fjodor Dostojevski

“Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Përsëri pyet veten: Ç’bëre me vitet e tua?
Ku e varrose kohën tënde më të mirë?
Ke jetuar apo jo? Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë në këtë botë.
Do të kalojnë të tjerë vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e errët, do të vijë me shkop

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult