Dostojevski: Për mua s’ka përse t’i vijë keq kujt!

E meritoj të më varin, të më kryqëzojnë si Krishtin! Por për ta kryqëzuar, kryqëzoje tjetrin, mor gjyqtar, veç më parë mëshiroje!

Atëherë vetë unë kam për të ardhur me këmbët e mia që ti të më kryqëzosh, se s’më ha meraku për ahengje, por për lot e zi!…

Mos pandeh, mor mejhanexhi, që kjo shishe ma ngrohu shpirtin. Zi e kuje më futi në shpirt, lot e qurre m’u bë. Vetëm njërit i vjen keq për ne qyqarët, atij që për të gjithë ndien keqardhje! Ai dhe na është gjyqtari.

Do të vijë në ditën e caktuar dhe do të pyes: “Ku je, moj bijë, që veten e shite për qejfin e njerkës së keqe, për vocërrakët e huaj? Që babanë, një pijanik të pandreqshëm, jo njeri, por egërsirë e shkuar egërsirës, gjete forca të mëshirosh?”.

Pastaj do të thotë: “Eja këtu! Të kam falur… Të falen gjynahet, sepse e ke pas dashur tjetrin”.

———————————-

LEXO EDHE: NGJARJA REALE QË E FRYMËZOI DOSTOJEVSKIN TË SHKRUANTE ROMANIN “KRIM DHE NDËSHKIM”

Jezusi takohet me Dostojevskin. Ai i hedh atij një vështrim, dhe për një çast depërton thellë në tunelet e errëta të atyre syve të munduar, dhe kryen një ekzorcizëm të menjëhershëm. Shpejt, me guxim, pa bujë, në stilin e Jezusit: Festa mbaroi, djall i vogël. Dil jashtë! Një gumëzhimë e lehtë, dhe ja ku u bë.

Dhe Dostojevski, me dëbimin e demonit, është i lehtësuar nga hemorroidet, vesi i bixhozit, dhimbjet e forta të kokës, ethet, depresioni, hipokondria, intuitat dhe obsesionet e tij të tmerrshme futuristike. Ai lirohet nga “qelia“ e kafkës së tij. Dhe ai nuk shkruan më libra, kurrë.

Në librin e tij “Mëkatari dhe shenjti” Kevin Birmingem i frymëzuar mbi historinë e gjenezës – filozofike dhe neurologjike – të romani“Krim dhe ndëshkim”, do t’ju ​​lërë në mëdyshje mbi figurën e Dostojevskit, aq më tepër që vetë rusi i famshëm kishte të paktën dy mendime për veten e tij…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU