“Drejtësia e Diktatorëve”, poezia e shkruar në Burgun e Tiranës nga Hafiz Ibrahim Dalliu

Ne shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi tanë vllazën gjaku dhe vllazën vatani.

Hafiz Ibrahim Dalliu u burgos e torturua si “Armik i Popullit”, ndër tjera edhe pse kishte shkruar në poemën “Grenzat e kuqe të Tiranës” strofën ku sulmonte pansllavizmin:

Zot, kuçedrës së pansllavizmit,
Pritja kryet sa më parë,
Shueje racën e barbarizmit,
Këtij kombi të mos i mbesë farë! 

Hafiz Ibrahim Dalliu në janar të vitit 1949, në burgun e Tiranës shkroi vargjet e titulluara “Drejtësia e sundimtarëve të sotshëm”, të cilat i ruajti dhe i fshehu me kujdesin më të madh.
Ju ftojmë t’i lexoni këto vargje:

Po kërkove bukën të japin urinë
Po kërkove jetën të japin patërdinë
Po kërkove nderin të japin llaftarinë
Po kërkove shokun të japin pabesinë
Po kërkove besën të japin tradhëtinë
Po kërkove mëshirën të japin gjakësinë
Po kërkove njëriun të japin kafshërinë
Po të jesh shenjtor të bashkojnë me qenërinë
Po kërkove dritën të japin errësirën
Po deshe shijen të japin të vështirën
Po kërkove fenë të japin mundimin
Po kërkove dhimbjen të japin acarimin
Po të duash paqen të bashkojn’ me krimin
Po të duash familjen të japin burgimin
Po kërkove rregullin të japin kukudhin
Po kërkove Zotin të japin të paudhin.

ObserverKult

Lexo edhe:

E tmerrshme: Hafiz Ibrahim Dalliu doli i gjymtuar nga qelitë e diktaturës, katër vite më pas ndërroi jetë