Mos më thuaj se ti do të ikësh tash,
Pa shumë zhurmë, e pa shumë bujë, mos thuj!
Mos më thuaj, se kjo është nata e fundit bashkë,
Rrugët na ndahen, e na mbesim të hujë.
E nëse ti do t’ikësh nesër,
Çaj s’do t’pijmë ma n’park,
Unë do t’vij aty i heshtur,
Do t’shikoj nga larg.
Kush e di…
Mbase jeta kaq kohë kishte,
Për ne të dy,
Nji botë tjetër, ma e mirë do t’ishte
Por, unë e di….
asgjë tjetër nuk e ka ma atë hijeshi,
Që e sjell veç hija jote,
Sa herë që shfaqesh ti!
Të ftohtë si akull jam mësuar të t’kem përballë,
Dhe nuk e di nëse e lumtur,
Je vallë?!
Me buzët e ngrohta, ti prap te ftohta i ke ato fjalë,
Të ftohtë si akull jam mësuar të t’kem përballë!
Kush e di …
Mbase jeta kaq kohë kishte,
Për ne të dy,
Nji botë tjetër, ma e mirë do t’ishte
Por, unë e di….
asgjë tjetër nuk e ka ma atë hijeshi,
Që e sjell veç hija jote,
Sa herë që shfaqesh ti!
ObserverKult
—————–
Lexo edhe:
Dren Abazi: S’të harroj, do t’më jesh në kujtime (teksti dhe kënga)