Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët e Dren Abazit:
Sonte dritë e hënës më verbon
Gjithë qytetit eci pa mbarim
Nuk e di kjo rrugë ku do m’çoj
të jetë ku të dojë…
Krenarinë harrova për një çast
se pa ty kjo natë ka vetëm terr
Nuk e di ku mundem t’kërkoj
nuk di ku të t’gjej.
Të kam thënë se larg s’mund të vi
Çdo kujtim më flet për ne të dy
Të kam thënë se larg s’mund të rri
Çdo kujtim sot më lë pa frymë.
Si një mur i akullt po qëndroj
E në zemër rrahje më nuk ndjej
A do mundem unë t’rifilloj
një tjetër jetë.
Sytë e tu si deti po trazojnë
Nuk e di ç’mendon se vetëm hesht
Veç një fjalë e jotja e di
bën mrekulli.
Të kam thënë se larg s’mund të rri
Çdo kujtim më flet për ne të dy
Të kam thënë se larg s’mund të rri
Çdo kujtim sot më lë pa frymë.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KETU
ObserverKult
Nga po ky këngëtar:
Dren Abazi: Ti më thu, gjithmonë do jem afër teje…(teksti dhe kënga)