Drita Ademi: Dashuni

Kam frikë se baj mëkat
me t’prekë,
me të dashtë,
me t’i mbështjellë duert rreth qafe
si ujvarë.

Shpirti im,
edhe zogjtë e diellit zili t’kanë
se t’due, t’due për at’ Zot,
të due për Din e Iman,
për Bibël e Kura’an!

Më thuej pra, se edhe ti, në njifar mënyre m’don.
Kur m’shikon,
shtatë palë sy qiellit rrotullohen,
shtatë male pranverohen,
shtatë lumej kthjellohen, shpirti im.

Në mue vetimat marrin krahë
e kam frikë me t’prekë,
e nëse ik, e mue m’harron,
krejt bota u djegtë flakë,
e deti dritën e mbuloftë,
e vera u baftë borë.
Shpirti im!