
Ka ditë që asnjë poet s’më flet në ëndërr,
as Migjeni s’ma lëshon një psherëtimë.
Dalldis në zgjëndërr, si hije pa emër,
më thonë: “Ti, çfarë le pas në këtë dhimë?”
Kam vetëm dy duar, një mendje, dy sy
e një zemër që thyhet përditë nga kjo botë.
Si mund të bëj diçka me kaq pak fryme,
kur gjithçka është kthyer në zbrazëti e lot?
Kjo tokë s’po gjen paqe, ky qiell është pluhur,
poeti s’është profet, as perëndi.
Veç një zë që përdridhet si bari në erë,
që lutet :”Mos shkel mbi paqe, o njeri.”
ObserverKult
Lexo edhe:






