Drita Fejza: Kur dashuron gjithë qenien tënde ia fal dashurisë

Poezi nga Drita Fejza

Kur gëzohesh
Beson verbërisht në lumturi
Në çastet e mërzisë
Mbyllesh në kthinën e vetmisë
Kur qëndron vetëm
Në heshtjen e thellë
Vetëm vetmisë i beson
E kur dashuron
Gjithë qenien tënde ia fal dashurisë
Por kur të tradhtojnë
A ngel besimi yt në tradhti.

Kur shpresa të venitet
Në zemër mbin dyshimi
A do t’i besosh përsëri jetës
Apo do t’i dorëzohesh harrimit.

ObserverKult


Lexo edhe:

DRITA FEJZA: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË RUAN KUJTESËN HISTORIKE DHE NDERON VIKTIMAT E LUFTËS!