Drita Fejza: Recetë për dashuri

I gëzohem ardhjes tënde,
Dashuri, o dritë e artë.
S’do të ketë më premtime,
Veç pasione që digjen flakë.

Zemra rri në pritje,
Mos bëj sikur nuk e di;
Kam një borxh të vetëm,
Me frymë do ta shlyej.

Do të vallëzojmë nëpër stinë,
Si fëmijët nëpër baltë,
Si yjet që i buzëqeshin qiellit,
E përjetshme t’mbetet kjo natë.

Do të bëhem padispaj,
Recetën e shpirtit ti e di;
Të mbledhim puthje të zjarrta,
Me afsh si luleshtrydhe ti vëm në gji.

Mjaltin lëre për në fund,
Çokollatën vër’ në mes;
Jepi ngjyrën e zërit,
Në heshtje mos të vdesë.

Pritja, mos humb durimin;
Eja me pasion, ashtu siç kemi dasht’.
Të lundrojnë zemrat tona,
Rrugën e dashurisë ta ndjekim bashkë.

Hap krahët e dëshirës,
I etur, i zjarrtë siç di ti.
Le t’i shkrim’ trupat tanë
Në recetë për dashuri.

ObserverKult


Lexo edhe:

“LUMTURIA”, POEZI NGA DRITA FEJZA